Shëndetësi

OBSH: Virusi Ebola çrrënjoset nga Afrika Perëndimore

Si pasojë e virusit të Ebolës në Afrikën Perëndimore gjithsej 11.315 persona kanë humbur jetën

Fatih Erel  | 14.01.2016 - Përdıtësım : 15.01.2016
OBSH: Virusi Ebola çrrënjoset nga Afrika Perëndimore

Gjenevë

GJENEVË (AA) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se virusi Ebola nuk është më i pranishëm në vendet e Afrikës Perëndimore, pasi në Liberi më shumë se 40 ditë nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari i OBSH-së, Rick Brennen në Gjenevë deklaroi se virusi Ebola kohët e fundit ishte i pranishëm vetëm në Liberi, porse edhe në këtë vend nuk është i pranishëm më. 

“Kaluan 42 ditë që kur edhe në këtë vend nuk u regjistrua asnjë rast i infektimit me virusin, që është dyfish më shumë se periudha maksimale e kalimit”, tha Brennen. Nga OBSH-ja më herët bënë të ditur se virusi është eliminuar nga Guinea dhe Siera Leone.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın