"Luajtja me instrumente mund të kontribuojë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve"
Ekspertët vunë në dukje se luajtja me instrumente muzikore përveç përmirësimit të kujtesës dhe fokusimit tek fëmijët mund të rrisin kreativitetin dhe cilësinë e jetës

Ankara
Mësuarja e luajtjes me instrumentet muzikore mund të kontribuojë në kujtesën dhe kreativitetin e fëmijëve, zbulon një hulumtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në shtetin e Amerikës Jugore, Kili, 40 fëmijëve të moshës prej 10 deri në 13 vjeç u janë bërë teste të kujtesës dhe vëmendjes afatshkurtër. Gjetjet u publikuan në revistën "Frontiers in Neuroscience".
Theksohet se 20 prej tyre kanë marrë mësime të paktën 2 vite, në javë minimum 2 orë kanë bërë praktikë dhe në intervale të rregullta kanë qenë pjesë e ndonjë orkestre ose kori ndërsa 20 të tjerë nuk kanë marrë mësime muzikore përveç shkollës.
Tek fëmijët që rregullisht kanë luajtur me instrumente ështé vërejtur se mekanizmat e kujtesës dhe vëmendjes afatshkurtër funksionojnë më mirë në tru.
Ekspertët vunë në dukje se luajtja me instrumente muzikore përveç përmirësimit të kujtesës dhe fokusimit tek fëmijët mund të rrisin kreativitetin dhe cilësinë e jetës.
Në fazat e ardhshme do të hulumtohet se si luajtja me instrumente e bëjnë këtë efekt tek truri i fëmijëve.