Shëndetësi

Fruktoza shkakton karcinom, më pak lëngje frutash

Gazeta "Cancer Research" shkruan se njerëzit të cilët konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit janë të ekspozuar më shumë ndaj rrezikut të kancerit

Amina Zorniç  | 02.01.2016 - Përdıtësım : 03.01.2016
Fruktoza shkakton karcinom, më pak lëngje frutash

Shkup

SHKUP (AA) - Studimi më i ri tregon se fruktoza, sheqeri i frutave, mund të stimulojë dukshëm rritjen e karcinomit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazeta "Cancer Research" shkruan se njerëzit të cilët konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit janë të ekspozuar më shumë ndaj rrezikut të kancerit. Aty theksohet se "aq sa njerëzit e duan sheqerin, po aq e do edhe kanceri".

Sipas hulumtimeve të mëparshme, besohet se së paku dy të tretat e të sëmurëve nga karcinomi, shkaktohet nga përdorimi i tepërt i produkteve të duhanit, të ushqyerit jo të shëndetshëm dhe mungesës së ushtrimeve. Megjithatë, kohëve të fundit një numër në rritje i shkencëtarëve paralajmërojnë se pikërisht sheqeri është "kanceri numër një i shekullit 21".

Hulumtimet e fundit janë kryer në minj, të cilët kanë predispozita gjenetike për prekje nga kanceri të ngjashme me njerëzit. Minjët që ishin ushqyer me fruktoza, vërehej tumor më i madh që zhvillohej shumë shpejtë.

Fruktoza, sheqer natyror që ndodhet në shumicën e frutave në mënyrë të konsiderueshme ndihmon përhapjen e qelizave kancerogjene.

Gjithashtu, studimi tregoi se tumoret ishin të pranishme kryesisht tek minjtë të cilat përdornin fruktoza, përkundër atyre që hanin nisheste. Pas gjashtë muajsh, studijuesit zbuluan se 30 përqind e minjve që hanin nisheste ishin prekur nga kanceri i gjirit, ndërsa 50 minj që ushqeheshin me fruktoza, gjithashtu ishin prekur nga kanceri i gjirit me atë që tumoret e tyre përhapeshin çdo ditë.

I njëjti studim zbuloi se fruktoza ndikon edhe në tumorin e pankreasit.

Bëhet fjalë për shurupin me fruktozë të lartë të misrit, i cili në fakt është përzierje e fruktozës dhe glukozës. Ky shurup përmban sheqer i cili kërkon konsumim të sërishëm pas futjes në organizëm, sepse nuk e shuan etjen, përkundrazi nxit konsumin e lëngut. Ky shurup është prodhuar në mënyrë që të marrë ëmbëlsinë e dëshiruar të lëngut, dhe është dukshëm më i lirë se sheqeri. Përveç kësaj, ky shurup zgjat afatin e përdorimit.

Konkluza e revistës është që njerëzit të reduktojnë konsumin dhe të pinë sa më pak lëng frutash, pavarësisht mendimit të mëparshëm se lëngjet e tilla janë të shëndetshme.

  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın