Shëndetësi

Francë, mund të duhet dy muaj për zgjidhjen e problemit për ilaçin që përmban amoksicilinë

"Na duhen 2 muaj për të qenë vërtet të qetë dhe për të rimbushur stoqet tona", tha ministri francez i Shëndetësisë, duke shtuar se kanë autorizuar prodhimin vendor për ilaçet që përmbajnë amoksicilinë

Alaattin Doğru  | 05.01.2023 - Përdıtësım : 06.01.2023
Francë, mund të duhet dy muaj për zgjidhjen e problemit për ilaçin që përmban amoksicilinë

Ankara

Ministri francez i shëndetësisë, François Braun, tha se mund të marrë kohë zgjidhja e problemit të mungesës së ilaçit që përmban përbërës aktiv paracetamol dhe amoksicilinë, në kohën kur Franca po përjetohen problem në furnizimin me ilaçe për shkak të sëmundjeve empidemike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në kanalin France 2, Braun tha se përkundër faktit që bëhet fjalë për furnizim më të shpejtë për ilaqet që përmbajnë paracetamol, furnizimi për ilaçet me përbërës aktiv amoksicilinën mund të zgjasë deri në 2 muaj.

"Na duhen 2 muaj për të qenë vërtet të qetë dhe për të rimbushur stoqet tona", tha Braun, duke shtuar se kanë autorizuar prodhimin në Francë për ilaçet që përmbajnë amoksicilinë.

Ministri francez theksoi se përfaqësuesit e sektorit të barnave kanë thënë se furnizimi i paracetamolit do të zgjasë më pak se ai i amoksicilinës.

Duke rikujtuar se farmacitë kanë përjetuar problem furnizimi për shkak se këto ilaçe konsumohen shumë, Braun shtoi se me epideminë e gripit, përdorimi i paracetamolit u rrit me 13 për qind.

Braun bëri të ditur se qeveria ka bërë presion ndaj prodhuesve të ilaçeve që të rrisin prodhimet e tyre, duke shtuar se kanë kërkuar nga ata "të vendosur në punë për 24 orë linjat e prodhimit".

Qeveria në Francë, pas përhapjes së shpejtë të koronavirusit në Kinë, njoftoi se deri më 31 janar 2023 ka vendosur ndalesën e shitjes përmes internetit të ilaçeve që përmbajnë paracetamol.

Agjencia Kombëtare e Francës për Sigurinë e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (ANSM) prej disa muajsh ka kërkuar nga farmacitë që të japin në mënyrë të kontrolluar kryesisht ilaçet Doliprane dhe Dafalgan të cilët përdoren si qetësues dhimbjesh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.