Shëndetësi

Ekspertët turq: Konsumi i ujit ndihmon në balancimin e gjendjes shpirtërore dhe zvogëlimin e stresit

Rritja e temperaturave ndikon ndjeshëm në nevojën e trupit për ujë, ndërkohë djersitja e shtuar dhe rregullimi i temperaturës së trupit janë ndër arsyet kryesore për rritjen e nevojës për ujë në muajt e verës

02.07.2025 - Përdıtësım : 02.07.2025
Ekspertët turq: Konsumi i ujit ndihmon në balancimin e gjendjes shpirtërore dhe zvogëlimin e stresit

Stamboll

GÖKÇE KARAKÖSE

Ekspertët theksojnë se nevoja e trupit për ujë rritet me efektin e ngrohjes së motit dhe se konsumi i ujit është i rëndësishëm për shëndetin mendor, si dhe për shëndetin fizik.

Me fillimin e verës, rritja e temperaturave ndikon ndjeshëm në nevojën e trupit për ujë.

Djersitja e shtuar dhe rregullimi i temperaturës së trupit janë ndër arsyet kryesore për rritjen e nevojës për ujë në muajt e verës.

Ekspertët kanë bërë një vlerësim për Anadolu lidhur me konsumin e ujit, i cili ka efekte pozitive si në aspektin mendor ashtu edhe në atë fizik.

Mjekia specialiste Merve Aktar, në departamentin e Nefrologjisë, degë e mjekësisë që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të veshkave, në spitalin VM Medical Park Florya pranë Universitetit Istanbul Aydın, theksoi se nuk është mirë të pritet derisa individi ka etje, sidomos në muajt e verës, duke shtuar se pirja e ujit në intervale të rregullta para se të shfaqet ndjenja e etjes është mënyra më efektive për të parandaluar dehidrimin (mungesën e ujit në trup).

Sipas saj, sasia ideale e ujit për të rriturit varion midis 2,5 dhe 3,5 litra në ditë, ndërsa nevojat për ujë ndryshojnë sipas moshës, nivelit të aktivitetit dhe situatave të veçanta.

Ajo tha se pijet si çaji dhe kafja, nuk mund ta zëvendësojnë ujin. "Pijet që përmbajnë kafeinë mund të shkaktojnë humbjen e ujit nga trupi. Kafeina bën që trupi të nxjerrë 150 mililitra ujë për çdo 100 miligramë. Prandaj, rekomandohet të pini 2 gota ujë pas 1 filxhani kafe turke. Ato nuk e zëvendësojnë ujin, përkundrazi, mund ta bëjnë trupin të ketë nevojë për më shumë ujë", u shpreh Aktar.

Aktar tha se ka disa shenja të hershme që tregojnë se trupi është i dehidratuar, duke shtuar: "Kur vini re shenja të tilla si çrregullime të përqendrimit, dhimbje koke, dhimbje muskulore, urinë të verdhë të errët, erë të keqe të gojës, kapsllëk dhe ndryshime të papritura të gjendjes shpirtërore, duhet menjëherë të rrisni konsumin e ujit."

"Dehidrimi kronik mund të rrisë rrezikun e ankthit me 30 për qind. Mund të rrisë simptomat e depresionit me 25 për qind. Mund të çojë në një ulje prej 40 për qind të cilësisë së gjumit. Uji i mjaftueshëm ndihmon në balancimin e gjendjes shpirtërore dhe zvogëlimin e stresit", shtoi ajo.

- Marrja e mjaftueshme e ujit zvogëlon lodhjen mendore

Safiye Keskin, Dietologia Specialiste e Ushqyerjes dhe Dietologjisë në Spitalin Liv Hospital Vadistanbul, nga ana tjetër theksoi se nuk është mirë të lidhesh te ndjenja e etjes, duke rekomanduar konsum të planifikuar të ujit dhe se duhet të zhvillohet zakoni i pirjes së 1 gote ujë çdo orë.

"Truri përbëhet nga afërsisht 75 për qind ujë. Marrja e mjaftueshme e ujit zvogëlon lodhjen mendore dhe optimizon funksionet njohëse siç janë perceptimi, vendimmarrja dhe përqendrimi", theksoi Keskin.

Keskin tha se aplikacionet për kujtesa për ujin, kujtesat vizuale dhe aromatizimi i ujit me limon, shkopinj kanelle ose copa frutash do t'i ndihmojnë ata që kanë vështirësi në pirjen e ujit, dhe se është gjithashtu e rëndësishme të synohet të pihen shishe uji 1,5 deri 2 litra gjatë gjithë ditës.

"Duhet të preferohet uji i vakët ose në temperaturë ambienti. Pirja e shpejtë e ujit shumë të ftohtë mund të shkaktojë dhimbje stomaku dhe të shkaktojë migrenë tek individët e ndjeshëm. Rreziku i infeksioneve të fytit mund të rritet", tha ajo.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.