Britani, rritet në 94 numri i të vdekurve nga infeksioni bakterial "Strep A"
Në Britani të Madhe, 94 persona, përfshirë 21 fëmijë, kanë vdekur nga infeksioni bakterial "Strep A"

Londër
Në Britani të Madhe, 94 persona, përfshirë 21 fëmijë, kanë vdekur nga infeksioni bakterial "Strep A", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), 21 persona nën moshën 18-vjeç humbën jetën në vend për shkak të infeksionit bakterial "Strep A".
Numri i personave që kanë vdekur nga sëmundja deri më tani është rritur në 94.
Gjatë periudhës 2017-2018 nga ky bakter kanë vdekur 355 persona, 27 prej të cilëve nën moshën 18-vjeç.
- Incidencë më e lartë e sëmundjes krahasuar me vitet e mëparshme
UKHSA në një deklaratë më 6 dhjetor paralajmëroi familjet që të kenë kujdes ndaj infeksionit dhe tha se incidenca e sëmundjes që trajtohet me antibiotikë është më e lartë se në vitet e mëparshme.
Agjencia vlerësoi se rritja ka shumë të ngjarë për shkak të qarkullimit të lartë të baktereve në komunitet.
Bakteret "Strep A" prekin fytin dhe lëkurën e njerëzve, duke shkaktuar ftohje dhe dhimbje të fytit herë pas here. Bakteret që shkaktojnë skuqje dhe infeksion të lëkurës në disa pjesë të trupit mund të çojnë në komplikime serioze dhe vdekje në disa raste.
Bakteret që shkaktojnë sëmundjen mund të përhapen lehtësisht midis njerëzve përmes teshtitjes, kollitjes dhe kontaktit të ngushtë.