Shëndetësi

“85 për qind e fëmijëve që vuajnë nga leukemia mund të trajtohen"

Leukemia, grupi i kancereve të gjakut, që më së shpeshti shfaqet tek fëmijët e moshës 2-5 vjeç, në të shumtën e rasteve mund të kurohet, thotë onkologu i Pediatrisë, Dr Kamuran Karaman

Erdoğan Çağatay Zontur  | 04.11.2019 - Përdıtësım : 05.11.2019
“85 për qind e fëmijëve që vuajnë nga leukemia mund të trajtohen"

Ankara

Leukemia në masë të madhe është sëmundje e shërueshme, me rreth 85 për qind të fëmijëve që vuajnë nga kanceri i gjakut të cilët reagojnë ndaj trajtimit, sipas një eksperti.

Dr Kamuran Karaman, një onkolog i Pediatrisë në Universitetin Yuzuncu Yil në Van, në Turqinë lindore, për Anadolu Agency tha se norma më e lartë e trajtimit kryesisht varet nga përmirësimi i kujdesit për pacientët, përmirësimi i ambienteve laboratorike dhe klasifikimi më i mirë i grupeve me rrezik të lartë.

Leukemia, një grup i kancereve të gjakut, mund të paraqitet në çdo grupmoshë, por është më e zakonshme tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, tha Karaman, duke shtuar: "Me një klasifikim të bërë mirë të rrezikut tek fëmijët, një numër i lartë i pacientëve mund të shërohen vetëm me kimioterapi, pa pasur nevojë për transplantim të qelizave burimore".

Karaman theksoi se fëmijët me leukemi duhet të vazhdojnë edukimin për të mbajtur lart motivimin e tyre.

“Mësuesit që ka caktuar Ministria Kombëtare e Arsimit vijnë rregullisht në qendrën e hematologjisë dhe japin mësime për fëmijët tanë. Në këtë mënyrë, fëmijët tanë që nuk kanë lënë arsimimin e tyre ndjehen më mirë, dhe kjo ndihmon shumë në trajtimin e tyre”, tha ai.

Leukemia nuk është sëmundje infektive

Edhe pse shumë veta e shohin leukeminë si vdekjeprurëse, Karaman sqaroi: "Leukemia është sëmundje jo infektuese dhe jo-gjenetike e trashëguar që mund të shërohet".

Karaman tha se mbështetja nga familjet të pacientëve luan një rol të rëndësishëm në procesin e trajtimit.

“Në përvojën e familjeve të pacientëve tanë, ne shohim se atyre u duhet kohë për të kuptuar saktësisht se çfarë është sëmundja. Dy vite e gjysmë të trajtimit për familjen mund të jetë shumë e vështirë për t’u kapërcyer, kërkon durim, dhe ndonjëherë mund të jetë një proces shkatërrues".

Karaman gjithashtu u bëri thirrje familjeve të lejojnë fëmijët e tyre të kalojnë më shumë kohë jashtë duke luajtur në natyrë dhe parqe dhe më pak kohë duke luajtur lojëra në internet dhe duke u ekspozuar ndaj pajisjeve elektronike.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın