Politikë, BALLKANI

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, jehona e votuesve deri në orën 15 është 31,78 për qind

KSHZ ka bërë të ditur se jetoha e daljes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 15 është 31,78 për qind apo 432.026 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës

Abdula Berisha  | 15.07.2020 - Përdıtësım : 15.07.2020
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, jehona e votuesve deri në orën 15 është 31,78 për qind

Shkup

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se jehona e daljes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në orën 15 është 31,78 për qind apo 576.576 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i KSHZ-zë, Admir Shabani, njoftoi se kjo shifër përfshin 3.435 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 vendvotime në mbarë territorin e vendit.

Më tej, Shabani njoftoi se në njësinë zgjedhore numër 1 është 34,51 për qind, në njësinë zgjedhore numër 2 është 29,96 për qind, në njësinë zgjedhore numër 3 është 37,24 për qind, në njësinë zgjedhore numër 4 është 35,56 për qind, në njësinë zgjedhore numër 5 është 31,51 për qind, si dhe në njësinë zgjedhore numër 6 është 22,85 për qind.

Më herët, KSHZ njoftoi se vendvotimet në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u hapën në mënyrë të rregullt në orën 07 të mëngjesit dhe do të mbahen deri në orën 21.

Sipas Listës Zgjedhore të KSHZ-së, të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë për të zgjedhur 120 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku në garë marrin pjesë 15 koalicione dhe parti politike me 1.560 kandidatë.

Procesi i votimit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare për herë të parë po zhvillohet tre ditë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në dy ditët e kaluara votuan personat e infektuar me COVID-19 dhe ato në vetizolim, si dhe personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat në shtëpi pleqsh, të burgosurit dhe personat e zhvendosur në Qendrën e Personave të Zhvendosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.