Politikë

"Zelanda e Re dëshiron paqe dhe zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme"

"Nuk mund të përballojmë të shikojmë, të qëndrojmë pranë dhe të mos bëjmë asgjë për këtë katastrofë", tha ministri i Jashtëm, Winston Peters për Anadolu

Esra Tekin  | 26.04.2024 - Përdıtësım : 27.04.2024
"Zelanda e Re dëshiron paqe dhe zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme"

Istanbul

Duke e përshkruar situatën në Gaza si "katastrofë", ministri i Jashtëm i Zelandës së Re, Winston Peters, kërkoi zgjidhje me dy shtete për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

"Ne duam paqe të përhershme. Duam zgjidhje me dy shtete sa më shpejt të jetë e mundur. Duam paqe në Gaza. Nuk mund të përballojmë të shikojmë, të qëndrojmë pranë dhe të mos bëjmë asgjë për këtë katastrofë", tha Peters për Anadolu.

Lidhur me vdekjen e fëmijëve për shkak të sulmeve izraelite në Gaza, Peters tha: "Ne dënojmë çdo sulm". Ai deklaroi nuk bën dallime në bazë të gjinisë ose moshës në këtë drejtim dhe se e konsideron çdo vrasje si "imorale".

"Në nivel humanitar, ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për t'u siguruar që mund të ndihmojmë edhe pse jemi kaq larg nga këto qendra të fatkeqësive humanitare", theksoi Peters.

Ministri Peters tha se ai e konsideron sulmin e 7 tetorit nga Hamasi si "terrorizëm".

- Zhvillimi i marrëdhënieve në ekonomi ndërmjet Türkiyes dhe Zelandës së Re

Peters tha se Zelanda e Re po bën shumë gjëra në Türkiye, si riparimet pas tërmeteve dhe përpjekjet për parandalimin e tërmeteve.

Zelanda e Re po punon gjithashtu në sektorin detar në Türkiye, tha më tej Peters.

"Detyra jonë është të shqyrtojmë çdo mundësi për të pasur marrëdhënie të zgjeruara ekonomike. Ka marrëdhënie kulturore dhe politike me Türkiyen. Kjo është arsyeja pse kemi shpenzuar kaq shumë kohë", shtoi ai.

Peters, i cili mbërriti në Türkiye me rastin e Ditës së Anzakut, deklaroi se gjatë periudhës së Fushatës së Çanakkalasë, pothuajse të gjitha familjet e Zelandës së Re u prekën negativisht nga lufta.

Ai shtoi se kjo "katastrofë" e Luftës së Parë Botërore ka lënë gjurmë në kujtimet e tyre.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.