Politikë, Bota

Vazhdojnë protestat kundër "grusht shtetit" në Sudan, numri i të vrarëve rritet në 4

Protestuesit që kërkojnë dorëzimin e qeverisë tek civilët, kanë dalë nëpër rrugë dhe kanë mbyllur trafikun në qytetin Port Sudan në rajonin e Detit të Kuq

Ahmed Osama, Tufan Aktaş  | 26.10.2021 - Përdıtësım : 27.10.2021
Vazhdojnë protestat kundër "grusht shtetit" në Sudan, numri i të vrarëve rritet në 4

Stamboll

Protestat në Sudan kundër shpërbërjes së qeverisë nga ushtria dhe arrestimit të shumë politikanëve të lartë përfshirë edhe kryeministrin, vazhdojnë në ditën e dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit që kërkojnë dorëzimin e qeverisë tek civilët, kanë dalë nëpër rrugë dhe kanë mbyllur trafikun në qytetin Port Sudan në rajonin e Detit të Kuq si dhe në zonat Al-Riyadh, Shaker, Burri në kryeqytetin Khartoum.

Numri i personave që kanë humbur jetën në protesta është rritur në 4 ndërsa i të plagosurve në mbi 140.

Gjithashtu pjesa më e madhe e punonjësve sot nuk shkuan në punë pas thirrje për grevë nga Forcat e Deklaratës për Liri dhe Ndryshim.

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në orët e para të mëngjesit më 25 tetor në Sudan u arrestua kryeministri Abdullah Hamdok si dhe shumë politikanë.

Ministria sudaneze e Informacionit njoftoi se Hamdok u arrestua sepse kundërshtoi grushtin e shtetit dhe u transferua në një vend të panjohur.

Teksa në shumë zona të vendit u ndërprenë linjat elektrike dhe të internetit, u njoftua se forcat ushtarake bastisën dhe arrestuan shumë punonjës të qendrës së radios dhe televizionit në rajonin Omdurman në kryeqytetin Khartoum.

Pas përpjekjes për grusht shteti, pjesa civile e qeverisë dhe shumë parti politike i bënë thirrje popullit për të dalë nëpër rrugë.

Mijëra sudanezë u mblodhën në zona të ndryshme të Khartoum-it pas thirrjes dhe filluan të zhvillojnë protesta kundër ndërhyrjes ushtarake.

Kreu i Këshillit Sovranitetit të Sudanit, gjenerali Abdel-Fattah al-Burhan në një deklaratë për televizionin shtetëror, njoftoi se kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, se është shpërbërë Këshilli i Sovranitetit dhe kabineti dhe se do të formohet një qeveri teknokratike e cila do të përfaqësojë të gjitha shtresat në Sudan.

Kriza politike në Sudan

Unioni i Dhomave Profesionale të Sudanit, me kërkesën për mbrojtjen e "revolucionit popullor" të dhjetorit 2018 dhe kalimin në qeverinë civile, prej dy javësh zhvillonte protesta me mbështetësit e revolucionit dhe qeverisë aktuale civile në shumë qytete të vendit.

Më parë ky union ka udhëhequr protestat popullore masive të cilat i dhanë fund pushtetit 30-vjeçar të ish-presidentit, Omar al-Bashir.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın