Të paktën 20 të vdekur pasi varka me emigrantë u përmbys pranë brigjeve italiane
- Që kur varka e ngarkuar me emigrantë u përmbys pranë brigjeve të Lampeduzës, deri më tani janë gjetur 20 trupa, ndërsa operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Të paktën 20 persona humbën jetën kur një varkë me emigrantë u përmbys pranë brigjeve të ishullit italian Lampeduza në Mesdhe, raportoi të martën agjencia e lajmeve ANSA, transmeton Anadolu.
Që kur varka e ngarkuar me emigrantë u përmbys pranë brigjeve të Lampeduzës, deri më tani janë gjetur 20 trupa, ndërsa operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim, tha agjencia.
Sipas raporteve fillestare, ka deri në 80 të mbijetuar.