Politikë

Tusk: Polonia aleate besnike e SHBA-së, por “nuk do të jetë vasal”

Komentet e kryeministrit polak erdhën një ditë pas njoftimit se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes

İlayda Çakırtekin  | 12.02.2026 - Përdıtësım : 12.02.2026
Tusk: Polonia aleate besnike e SHBA-së, por “nuk do të jetë vasal”

Stamboll

Kryeministri Donald Tusk riafirmoi besnikërinë e Polonisë ndaj SHBA-së, por përjashtoi mundësinë që vendi të bëhet “vasal” i ndonjë shteti, një ditë pasi njoftoi se Varshava nuk do të bashkohet me Bordit e Paqes të presidentit Donald Trump, transmeton Anadolu.

“Polonia ka qenë, është dhe do të jetë një aleat besnik, i besueshëm dhe i parashikueshëm i Shteteve të Bashkuara”, tha Tusk për gazetarët pas një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sipas transmetuesit TVP World.

Komentet e tij erdhën një ditë pas njoftimit se Polonia nuk do të marrë pjesë në iniciativën e Bordit të Paqes.

“Por në këtë aleancë, Polonia nuk është dhe nuk do të jetë vasal, sa kohë unë jam kryeministër. Ne do të jemi aleat besnik, por nuk do të jemi vasal në marrëdhënie me asnjë vend në botë”, theksoi Tusk.

Ai shtoi se marrëdhëniet midis aleatëve nuk mund të mbështeten në “dikë që gjithmonë tund kokën dhe përpiqet të fitojë diçka me lajkatim”.

Më 22 janar, përfaqësues të 19 vendeve nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Bordi i Paqes u krijua në kuadër të përpjekjeve për një zgjidhje paqësore në Rripin e Gazës. Washingtoni ka thënë se që atëherë, shtete të tjera i janë bashkuar iniciativës.

Mbledhja e parë është planifikuar për 19 shkurt në Washington, në nivel udhëheqësish. Ende nuk dihet nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të marrë pjesë. Takimi pritet të fokusohet kryesisht në mbledhjen e fondeve për rindërtimin e Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın