Politikë

Turqia: SDF-ja nuk tregon gatishmëri për të avancuar bisedimet për integrimin me qeverinë siriane

“Fakti që SDF-ja kryen disa nga aktivitetet e saj në koordinim me Izraelin aktualisht përfaqëson një pengesë të madhe në diskutimet që po zhvillohen me Damaskun”, tha Fidan

Gizem Nisa Çebi Demir  | 22.12.2025 - Përdıtësım : 22.12.2025
Turqia: SDF-ja nuk tregon gatishmëri për të avancuar bisedimet për integrimin me qeverinë siriane Foto: Izz Aldien Alqasem / AA

Stamboll

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se Forcat Demokratike Siriane (SDF) nuk kanë treguar gatishmëri për të përparuar në bisedimet mbi integrimin me qeverinë në Damask, raporton Anadolu.

“Ne shohim se SDF-ja nuk ka qëllim të vërtetë për të bërë përparim të rëndësishëm në negociatat mbi integrimin me administratën e Damaskut”, tha Fidan në një konferencë për media pas takimit në Damask me homologun e tij sirian, Asaad Hasan al-Shaibani.

Fidan tha se sjellja e grupit është bërë një pengesë serioze për bisedimet në vazhdim, duke e akuzuar atë për koordinimin e aktiviteteve të caktuara me Izraelin.

“Fakti që SDF-ja kryen disa nga aktivitetet e saj në koordinim me Izraelin aktualisht përfaqëson një pengesë të madhe në diskutimet që po zhvillohen me Damaskun”, tha Fidan.

Shefi i diplomacisë turke gjithashtu tha se ata zhvilluan bisedime të gjera, kryesisht mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe theksuar ato trajtuan sigurinë rajonale dhe kërcënimet ndaj stabilitetit të Sirisë.

Komentet vijnë derisa Fidan, ministri i Mbrojtjes, Yasar Guler dhe shefi i Inteligjencës, Ibrahim Kalin, qëndrojnë në një vizitë pune në Damask.

Delegacioni pritet të takohet me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa dhe zyrtarë të tjerë të lartë sirianë për të vlerësuar në mënyrë gjithëpërfshirëse rrjedhën e marrëdhënieve turko-siriane gjatë vitit të kaluar pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit.

Bisedimet gjithashtu pritet të përqenrohen në zbatimin e marrëveshjes së arritur më 10 mars, e cila është e lidhur ngushtë me prioritetet e sigurisë kombëtare të Turqisë, si dhe rreziqet e sigurisë në Sirinë jugore që rrjedhin nga veprimet e Izraelit.

- Shfuqizimi i Aktit Caesar do të forcojë “stabiliteti rajonal”

Duke theksuar se stabiliteti i Sirisë do të thotë stabilitet i Turqisë, Fidan tha se kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për Ankaranë.

Ai theksoi se është arritur përparim i madh në stabilitet dhe siguri dhe se shfuqizimi i Aktit Caeser të Senatit Amerikan që vendos sanksione ndaj Sirisë është një avantazh i madh, pasi do të mundësojë që investimet të rrjedhin në vend.

Fidan theksoi se është bërë përparim vërtet i madh vitin e kaluar dhe se të gjithë ata që kontribuan në këtë duhet të falënderohen.

Ai shtoi se administrata e Washingtonit, veçanërisht presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duhet të falënderohet gjithashtu në këtë drejtim.

"Heqja e Aktit Caesar do të jetë një kontribut i madh për stabilitetin rajonal. Unë besoj se vëllezërit dhe motrat tona në Siri do ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi”, u shpreh Fidan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.