Turqia përshëndet përparimin drejt paqes së qëndrueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë
Ky hap “përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm për promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal”, tha Ministria e Jashtme turke.

Istanbul
Turqia përshëndeti të premten progresin drejt “paqes së qëndrueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”, pas një plani trepalësh paqeje që dy vendet e Kaukazit Jugor nënshkruan me SHBA-në, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke përshëndeti “angazhimin e regjistruar” në Washington me marrëveshjen, e cila tha se erdhi në një kohë “kur konfliktet dhe krizat ndërkombëtare po intensifikohen”.
Ky hap “përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm për promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal”, shtoi ministria.
Ajo gjithashtu vlerësoi administratën Trump për kontributet e saj në këtë proces.
“Një mundësi historike është shfaqur për Kaukazin Jugor për të arritur paqen dhe prosperitetin. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në përpjekjet që synojnë realizimin e kësaj mundësie dhe të mbështesim përpjekjet e përkushtuara të Azerbajxhanit tonë vëllazëror”, thuhet në deklaratë.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, kryeministri armen Nikol Pashinyan dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkruan një deklaratë të përbashkët të premten pas një samiti trepalësh në Shtëpinë e Bardhë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.