Politikë

Turqia: Operacioni kundër SDF-së në Halep po kryhet tërësisht nga Ushtria Siriane

"Siguria e Sirisë është siguria jonë, zhvillimet po monitorohen nga afër", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare

Büşra Nur Çakmak  | 08.01.2026 - Përdıtësım : 09.01.2026
Turqia: Operacioni kundër SDF-së në Halep po kryhet tërësisht nga Ushtria Siriane

Ankara

Operacioni kundër SDF-së në Halep po kryhet tërësisht nga Ushtria Siriane dhe zhvillimet po monitorohen nga afër, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, transmeton Anadolu.

"Siguria e Sirisë është siguria jonë dhe zhvillimet po monitorohen nga afër", thuhet në deklaratën e ministrisë. "Vendi ynë mbështet luftën e Sirisë kundër organizatave terroriste në bazë të unitetit dhe integritetit territorial të saj. Turqia do të ofrojë mbështetjen e nevojshme nëse Siria e kërkon atë", shton deklarata më tej.

Grupi terrorist PKK/YPG që vepron nën emrin SDF, ka bombarduar për të tretën ditë radhazi të enjten lagje të banuara në Halep, në veri të Sirisë, raportuan mediat siriane. Bombardimet ishin pjesë e sulmeve të fundit të SDF-së, të cilat kanë shkaktuar të paktën gjashtë të vrarë dhe 39 të plagosur. Sipas të dhënave siriane, më shumë se 3.000 civilë janë zhvendosur si pasojë e këtyre sulmeve.

Dhuna detyroi administratën provinciale në Halep të zgjasë pezullimin e mësimit në shkollat publike dhe private si dhe në universitetet e qytetit, edhe të enjten. Më 10 mars 2025, presidenca siriane njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për integrimin e SDF-së në institucionet shtetërore, duke riafirmuar unitetin territorial të vendit dhe duke refuzuar çdo përpjekje për ndarje.

Autoritetet siriane thonë se në muajt që pasuan, SDF-ja nuk ka treguar përpjekje për të përmbushur kushtet e marrëveshjes. Qeveria siriane ka intensifikuar përpjekjet për ruajtjen e sigurisë në mbarë vendin që nga rrëzimi i regjimit të Bashar Asadit më 8 dhjetor 2024, pas 24 vitesh në pushtet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın