Politikë

Turqia nis një epokë të re të reformës ekonomike dhe gjyqësore

Duke theksuar se përparësia do të jetë në tërheqjen e menjëhershme të normës së inflacionit në numra njëshifror, Erdoğan tha se qeveria e tij po fillon "një fushatë të re që përqendrohet në çështjen e stabilitetit, zhvillimit dhe punësimit"

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 13.11.2020 - Përdıtësım : 14.11.2020
Turqia nis një epokë të re të reformës ekonomike dhe gjyqësore

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij ka nisur një epokë të re të reformave në ekonomi dhe gjyqësor, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne po nisim një periudhë të re të reformave në ekonomi dhe gjyqësor në vendin tonë", tha presidenti Erdoğan në konventën provinciale të partisë së tij në pushtet, asaj për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke theksuar se përparësia do të jetë në tërheqjen e menjëhershme të normës së inflacionit në numra njëshifror, Erdoğan tha se qeveria e tij po fillon "një fushatë të re që përqendrohet në çështjen e stabilitetit, zhvillimit dhe punësimit".

Pa dhënë detaje, presidenti turk po ashtu tha se "ata që u përpoqën të ndërhyjnë në Turqi përmes tutelës, terrorit, puçit, kaosit politik dhe shoqëror po ashtu kanë sulmuar ekonominë e vendit".

Më tej, Erdoğan theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së qëllimeve të Turqisë 2023, duke shtuar se, "Ne jemi duke përjetuar një periudhë në të cilën fati i partisë AK dhe kombit janë integruar".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.