Politikë

Turqia dënon përpjekjet për të minuar statusin e demilitarizuar të ishujve të Egjeut

“Çdo hap i ndërmarrë nga këto qarqe, të cilat akuzojnë Turqinë për revizionizëm, ndërsa vetë veprojnë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do të konsiderohet i pavlefshëm", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme

Esra Tekin  | 05.03.2026 - Përdıtësım : 05.03.2026
Turqia dënon përpjekjet për të minuar statusin e demilitarizuar të ishujve të Egjeut

Stamboll

Të enjten, Turqia kritikoi përpjekjet për të minuar statusin e demilitarizuar të ishujve të Egjeut, duke i quajtur ato "joserioze, të pafat dhe në kohën e gabuar", transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e vendit tha se statusi ligjor i ishujve të Egjeut Lindor dhe Dodekanezit nuk është një "çështje e diskutueshme" brenda kuadrit të Traktatit të Lozanës, të nënshkruar në vitin 1923, dhe Traktatit të Paqes së Parisit, të nënshkruar në vitin 1947.

"Duke pasur parasysh këtë realitet, nuk është për t'u habitur që qarqe të caktuara, që kërkojnë të shfrytëzojnë zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe që përpiqen vazhdimisht të helmojnë marrëdhëniet tona dypalëshe me aleatin tonë të NATO-s, Greqinë, po përpiqen përsëri të krijojnë një fakt të kryer të ri", tha zëdhënësi i ministrisë, Oncu Keceli.

“Çdo hap i ndërmarrë nga këto qarqe, të cilat akuzojnë Turqinë për revizionizëm, ndërsa vetë veprojnë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, do të konsiderohet i pavlefshëm. Edhe më i habitshëm është fakti se i njëjti mentalitet që në të kaluarën u përpoq të eliminonte kolektivisht turqit qipriotë, bashkëpronarë të ishullit të Qipros, tani pretendon se do t'i mbrojë ata”, tha ai.

Keceli tha se turqit qipriotë dhe Republika Turke e Qipros Veriore, me mbështetjen e Turqisë, janë të aftë të garnatojnë sigurinë e tyre dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur duke e bërë këtë.

Duke theksuar rëndësinë e “një angazhimi të sinqertë për paqen dhe stabilitetin” mes zhvillimeve në rajon, Keceli tha se Ankaraja nuk do të lejojë “faktet e kryera nga ata që, të shtyrë nga motive politike të brendshme, kanë bërë zakon të bëjnë pretendime të pabaza dhe të përhapin dezinformata kundër vendit tonë”.

Ai u bëri thirrje atyre të veprojnë me logjikë të shëndoshë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın