Politikë

Turqi, ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm vizitojnë kreun e opozitës

Hulusi Akar dhe Suleyman Soylu informuan drejtuesin e CHP-së Kemal Kılıçdaroğlu për masakrën ndaj 13 shtetasve turq

Muhammet Emin Avundukluoğlu  | 16.02.2021 - Përdıtësım : 17.02.2021
Turqi, ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm vizitojnë kreun e opozitës

Ankara

Ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes të Turqisë vizituan kreun e opozitës në vend pas masakrës së 13 shtetasve turq nga grupi terrorist PKK gjatë fundjavës, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar dhe ministri i Brendshëm Süleyman Soylu informuan udhëheqësin e Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu për operacionin antiterrorist të Turqisë "Kthetra-Shqiponja 2" në rajonin Gara të Irakut.

Takimi me dyer të mbyllura zgjati 50 minuta.

Të dielën, Kılıçdaroğlu bëri një deklaratë në të cilën dënoi masakrën, duke thënë pjesërisht: "Unë lutem për mëshirën e Allahut për qytetarët tanë të pafajshëm të rrëmbyer dhe të vrarë nga grupi i pabesë terrorist".

Akar dhe Soylu sot më vonë do të drejtohen para Asamblenë e Përgjithshme të parlamentit lidhur me operacionin antiterrorist.

Trupat e 13 shtetasve turq u gjetën gjatë operacionit në Irakun verior, tha Akar të dielën.

Forcat turke filluan operacionin "Kthetra-Shqiponja 2" më 10 shkurt për të parandaluar PKK-në dhe grupe të tjera terroriste që të rivendosin pozicionet e përdorura për të kryer sulme terroriste ndërkufitare ndaj Turqisë.

Operacionet "Kthetra-Tigri" dhe "Kthetra-Shqiponja" filluan qershorin e kaluar për të garantuar sigurinë e popullit dhe kufijve të Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.