Politikë

Türkiye ‘neutralizon’ terroristin e PKK-së të përfshirë në sulmin terrorist të vitit 2008 në Istanbul

Terroristi Nusret Tebis, me emrin e koduar “Rustem”, u gjet i fshehur në një apartament në qytetin verilindor sirian Al-Hasakah, 60 kilometra në jug të kufirit turk

Yusuf Soykan Bal  | 30.07.2022 - Përdıtësım : 31.07.2022
Türkiye ‘neutralizon’ terroristin e PKK-së të përfshirë në sulmin terrorist të vitit 2008 në Istanbul

Ankara

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Türkiye-s sot “neutralizoi” në Siri një terrorist të PKK-së, i cili ishte ndër autorët e sulmit terrorist të Istanbulit të vitit 2008, sipas burimeve të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristi Nusret Tebis, me emrin e koduar “Rustem”, u gjet i fshehur në një apartament në qytetin verilindor sirian Al-Hasakah, 60 kilometra në jug të kufirit turk.

Terroristi i arratisur i PKK-së, i cili ishte vendosur në listën e terroristëve më të kërkuar të Türkiye-s, gjykohet me 18 dënime të rënda të përjetshme dhe gjithsej 1.258 vjet burg.

Tebis, i cili iu bashkua organizatës terroriste në vitin 1995 nga provinca lindore turke Siirt, thuhet se kishte ikur në Irakun verior pas sulmit terrorist të vitit 2008 në lagjen Güngören të Istanbulit.

Më 27 korrik 2008, grupi terrorist vuri në shënjestër civilët në Güngören duke shpërthyer dy bomba të vendosura në kontejnerë plehrash, kur rrugët ishin të mbushura me njerëz në mbrëmje. Shpërthimet vdekjeprurëse vranë 18 civilë dhe plagosën të paktën 154 të tjerë.

Autoritetet turke përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın