Trump riafirmon angazhimin e SHBA-së ndaj bazës ushtarake në Diego Garcia mes shqetësimeve për qiranë
“Ruaj të drejtën për të siguruar dhe përforcuar ushtarakisht praninë amerikane në Diego Garcia”, tha presidenti amerikan
Washington DC
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedime “shumë produktive” me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, lidhur me ishullin Diego Garcia, transmeton Anadolu.
“Është vendndodhja e një baze të madhe ushtarake amerikane, e pozicionuar strategjikisht në mes të Oqeanit Indian dhe për rrjedhojë me rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Trump pranoi marrëveshjen e qirasë të negociuar nga Starmer, duke e quajtur atë “më të mirën që ai mundi të arrinte”, por theksoi se SHBA-ja ruan të drejtën për të vepruar nëse marrëveshja e qirasë do të vihej ndonjëherë në rrezik ose nëse operacionet amerikane do të kërcënoheshin.
“Ruaj të drejtën për të siguruar dhe përforcuar ushtarakisht praninë amerikane në Diego Garcia”, tha ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
