Politikë

Trump: Nëse është e nevojshme do ta mbrojmë Izraelin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në deklaratën e tij të parë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, tha se ata shpresojnë të vazhdojnë procesin e negociatave bërthamore me Iranin

Emirhan Demir  | 13.06.2025 - Përdıtësım : 13.06.2025
Trump: Nëse është e nevojshme do ta mbrojmë Izraelin

Ankara

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në deklaratën e tij të parë pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, vuri në dukje se ata shpresojnë të vazhdojnë procesin e negociatave bërthamore me Iranin dhe tha se do ta mbrojnë Izraelin nëse është e nevojshme, transmeton Anadolu.

Trump bëri një deklaratë përmes telefonit për "Fox News".

"Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz që nuk do të kthehen (që vdiqën) në stafin e udhëheqjes", tha presidenti Trump.

Ai theksoi se Izraeli po pret përgjigjen e Teheranit për sulmet ndaj Iranit. "Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme", tha Trump.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.