Politikë

Trump: Nuk kam marr vendim përfundimtar për sulmet amerikane ndaj Iranit

- "As unë nuk dua të luftoj. Nuk po kërkoj të luftoj. Por nëse është një zgjedhje midis luftimit dhe atyre që të kenë një armë bërthamore, duhet të bëni atë që duhet të bëni...”, tha Trump

Michael Gabriel Hernandez  | 18.06.2025 - Përdıtësım : 19.06.2025
Trump: Nuk kam marr vendim përfundimtar për sulmet amerikane ndaj Iranit

Washington DC

WASHINGTON (AA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të autorizojë forcat ushtarake amerikane të kryejnë sulme ndaj Iranit, duke theksuar se i pëlqen të presë deri në "një sekondë para se të vijë koha", transmeton Anadolu.

"As unë nuk dua të luftoj. Nuk po kërkoj të luftoj. Por nëse është një zgjedhje midis luftimit dhe atyre që të kenë një armë bërthamore, duhet të bëni atë që duhet të bëni dhe ndoshta nuk do të na duhet të luftojmë", u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

"Kam ide se çfarë të bëj. Më pëlqen të marr një vendim përfundimtar një sekondë para se të vijë koha. Gjërat ndryshojnë, veçanërisht me luftën. Gjërat ndryshojnë me luftën. Kalon nga një ekstrem në tjetrin. Lufta është shumë e keqe. Nuk kishte asnjë arsye që kjo të ndodhte", shtoi ai.

Ai tha se do të mbajë një takim në Dhomën e Situatave pas një ore për të diskutuar situatën.

I pyetur nëse beson se qeveria iraniane mund të shembet mes sulmeve të vazhdueshme të Izraelit, Trump tha se "çdo gjë mund të ndodhë."

Ai përsëriti komentet që bëri sot më herët, në të cilat pretendonte se zyrtarët iranianë shprehën interes për të vizituar Shtëpinë e Bardhë, një pretendim i refuzuar më parë nga misioni i Iranit në OKB.

"Ata duan të takohen, por është pak vonë për t'u takuar, por ata duan të takohen dhe duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Trump, duke shtuar se, “Ata duan të më shohin në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një deklaratë e madhe. Por është shumë vonë."

Më herët, misioni iranian në OKB në rrjetet sociale tha se "asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar ndonjëherë të përulet para portave të Shtëpisë së Bardhë."

Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë më 13 qershor, duke shënjestruar objektet bërthamore të Iranit në disa qytete, qendra të larta komanduese ushtarake, zyrtarë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Mediat iraniane kanë raportuar se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore izraelite në Teheran dhe zona të tjera të populluara është rritur në 585, me të paktën 1.326 persona të plagosur që nga fillimi i sulmeve javën e kaluar.

Në hakmarrje, sipas raportimeve, ushtria e Iranit nisi raketa balistike drejt Izraelit, duke vrarë të paktën 24 persona dhe duke plagosur mbi 500 të tjerë.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın