Politikë

Trump: NATO po bën një gabim shumë të madh duke mos iu bashkuar luftës me Iranin

“Prandaj mendoj se NATO po bën një gabim shumë të madh”, tha ai, duke shtuar se “ky ishte një test i madh, sepse ne nuk kemi nevojë për ta, por ata duhej të ishin aty”

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 17.03.2026 - Përdıtësım : 17.03.2026
Trump: NATO po bën një gabim shumë të madh duke mos iu bashkuar luftës me Iranin

Hamilton

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër aleatët e NATO-s për mos angazhimin e tyre në luftën kundër Iranit, duke pretenduar se aleanca po “bën një gabim shumë të madh”, transmeton Anadolu.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë me liderin irlandez, Micheal Martin, Trump tha se ishte i “befasuar” nga qëndrimi i NATO-s, edhe pse ata kishin rënë dakord se lufta me Iranin ishte “një gjë shumë e rëndësishme për t’u bërë”.

“Prandaj mendoj se NATO po bën një gabim shumë të madh”, tha ai, duke shtuar se “ky ishte një test i madh, sepse ne nuk kemi nevojë për ta, por ata duhej të ishin aty”.

I pyetur për ndonjë pasojë ndaj NATO-s, ai u përgjigj “jo,” por tha se “nuk është mirë për një partneritet”.

Ai argumentoi se “të gjithë në botë duhet të jenë shumë mirënjohës” për luftën e SHBA-së kundër Iranit dhe përsëriti zhgënjimin e tij ndaj NATO-s dhe “disa vendeve të tjera”, pa i identifikuar ato.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.