Politikë

Trump mbërrin në Zvicër mes tensioneve për Grenlandën

Udhëtimi i presidentit amerikan u shty pasi aeroplani i "Air Force One" u kthye mbrapsht për shkak të një problemi të vogël elektrik

Seda Sevencan  | 21.01.2026 - Përdıtësım : 21.01.2026
Trump mbërrin në Zvicër mes tensioneve për Grenlandën

Stamboll

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbërriti sot në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror mes tensioneve mbi përpjekjen e tij për të blerë Grenlandën, transmeton Anadolu.

Trump mbërriti pak vonë pasi aeroplani i tij "Air Force One" duhej të kthehej në Washington për shkak të problemeve teknike, sipas Bloomberg.

Presidenti zbriti në aeroportin e Cyrihut pasi aeroplani i tij fillestar u kthye në bazën e përbashkët "Andrews" jashtë Washingtonit të martën në mbrëmje. Ai më pas hipi në një aeroplan zëvendësues dhe u nis pak pas mesnatës.

Është planifikuar që Trumpi t'u drejtohet udhëheqësve të biznesit global dhe politikëbërësve në orën 14:30 sipas orës lokale, raportoi Bloomberg, duke cituar një zëdhënës të Forumit Ekonomik Botëror, i cili tha se koha e fjalimit mbeti e pandryshuar pavarësisht vonesës.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se ekuipazhi zbuloi një "problem të vogël elektrik" pas ngritjes, duke bërë që "Air Force One" të kthehej "nga një kujdes i tepruar".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın