Politikë

Trump akuzon Hamasin për pengimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

- “Është shumë, shumë keq. Më erdhi deri në një pikë ku duhet t’i japësh fund punës”, tha Trump, duke pretenduar se Hamasi shmangu një marrëveshje

Ahmet Salih Alacaci  | 25.07.2025 - Përdıtësım : 25.07.2025
Trump akuzon Hamasin për pengimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza Foto: Yasin Öztürk / AA

Washington DC

WASHINGTON (AA) - Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, grupi palestinez Hamas “nuk donte vërtet të arrinte një marrëveshje”, pasi SHBA-ja dhe Izraeli tërhoqën ekipet e tyre që negocionin një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gaza, transmeton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në oborrin e Shtëpisë së Bardhë para se të nisej për në Skoci, Trump tha se “Hamasi u tërhoq në aspektin e negociatave” në kryeqytetin Doha të Katarit, nga ku SHBA-ja dhe Izraeli dje tërhoqën negociatorët e tyre pas përgjigjes së grupit palestinez ndaj një propozimi për armëpushim.

“Është shumë, shumë keq. Më erdhi deri në një pikë ku duhet t’i japësh fund punës”, tha Trump, duke pretenduar se Hamasi shmangu një marrëveshje sepse “kur të mbeten 20 pengjet e fundit, do të jetë shumë e vështirë për Hamasin të bëjë një marrëveshje sepse humbet mburojën e tij”.

Dje, i dërguari i posaçëm i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, njoftoi se delegacioni amerikan që merr pjesë në bisedimet për armëpushim në Gaza do të kthehet në Washington për konsultime pas përgjigjes së Hamasit, e cila sipas tij “tregon qartë mungesën e dëshirës për të arritur një armëpushim në Gaza”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.