Politikë

Takim i liderëve në Shkup, arrihet progres

Pas takimit pesë orësh kryeministri Zoran Zaev në emër të të gjithë liderëve doli me një deklaratë të shkurtër për të përcjellë epilogun e arritur, duke shtuar se takimi do të vazhdojë

Bekim Laci  | 23.07.2018 - Përdıtësım : 23.07.2018
Takim i liderëve në Shkup, arrihet progres

Shkup

SHKUP (AA) – Arrihet përparim në bisedat e liderëve politikë të cilët sot në takimin e tretë po kërkojnë zgjidhje për ngërçin politik nga i cili varret organizimi i referendumit për marrëveshjen me Greqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit pesë orësh, kryeministri Zoran Zaev në emër të të gjithë liderëve doli me një deklaratë të shkurtër për të përcjellë epilogun e arritur, duke shtuar se takimi do të vazhdojë.

"Sot pranuam kërkesën e VMRO DPMNE-së për ndryshime ligjore të cilat do të mundësojnë një qeveri teknike, e cila do të zbatojë secilin cikël zgjedhor me forma të njëjta të Marrëveshjes së Përzhinës. U pajtuam që sot të marrë fund takimi i liderëve për çka i rikthehemi temës së referendumit, karakterit dhe datës së mbajtjes", tha Zaev.

Dy takimet tjera të liderëve që u mbajtën ditë më parë nuk dhanë rezultate, ku opozita kërkon dakordim për një sërë kërkesash para zgjedhjes së Komisionit Zgjedhor Shtetor (KSHZ), i cili duhet të organizojë referendumin për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın