Politikë, Bota

Sulmet në Afganistan, 300 të vrarë muajin e kaluar

Gjatë muajit të kaluar vetëm në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe provincat Helmand dhe Gazne në 3 sulme të mëdha janë vrarë më shumë se 100 civilë

Adem Şalvarcıoğlu, Zehra Ulucak  | 03.12.2018 - Përdıtësım : 03.12.2018
Sulmet në Afganistan, 300 të vrarë muajin e kaluar

Kabul

KABUL (AA) – Në sulmet gjatë muajit të kaluar në Afganistan kanë humbur jetën më shumë se 300 civilë dhe pjesëtarë të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari i AA-së, gjatë muajit të kaluar vetëm në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe provincat Helmand dhe Gazne në 3 sulme të mëdha janë vrarë më shumë se 100 civilë.

Në sulmet e talebanëve të kryera gjatë muajit të kaluar në rajonet Caguri dhe Malistan të provincës Gazne, kanë humbur jetën të paktën 35 civilë.

Në një sulm tjetër më 20 nëntor në Kabul gjatë një ceremonie të mevludit në një sallë dasmash, të paktën 50 persona kanë humbur jetën, ndërsa 85 të tjerë janë plagosur.

Në sulmin ajror të SHBA-ve më 28 nëntor, ndaj qarkut Garmsir të qytetit Helmand, kanë humbur jetën 23 civilë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë.

Guvernatori i Helmandit, Muhammed Yasin Han në një deklaratë për media tha se në operacionin e kryer ndaj organizatës së talebanëve në qark, gabimisht janë vrarë civilët. Han tha se vdekjet civile kanë ndodhur për arsye se militantët po e përdorin popullin civil si mburojë.

Sulmet ndaj forcave të sigurisë

Në sulmet që kanë ndodhur gjatë muajit nëntor në provincën Farah në kufi me Iranin, kanë humbur jetën më shumë se 70 pjesëtarë të sigurisë, në sulmin me bombë ndaj një xhamie në provincën Host më 23 nëntor kanë humbur jetën 26 pjesëtarë të sigurisë, ndërsa në sulmet e kryera në fund të muajit në provincën Gazne kanë humbur jetën 50 pjesëtarë të sigurisë.

Si pasojë e shpërthimit të bombës së vendosur në rrugë më 27 nëntor kanë humbur jetën 3 ushtarë amerikanë ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Çdo ditë mesatarisht vdesin 60 militantë

Në një deklaratë në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se në operacionet tokësore gjatë muajit nëntor çdo ditë mesatarisht janë vrarë 60 militantë.

Rreth 3.000 civilë humbën jetën mes të datave 1 janar-30 shtator

Sipas raportit për muajin tetor të misionit të Kombeve të Bashkuara për Asistencë në Afganistan (UNAMA), në gjithë Afganistanin në periudhën 1 janar-30 shtator kanë humbur jetën 2.798 civilë, ndërsa 5.252 të tjerë janë plagosur. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vdekjet civile janë rritur me 5 për qind, ndërsa numri i të plagosurve me 3 për qind.

Sipas raportit të UNAMA-së, 65 për qind të vdekjeve civile në Afganistan janë shkaktuar nga grupet anti-qeveritare. Talebanët llogariten si përgjegjës për 35 për qind të këtyre vdekjeve, organizata terroriste DEASH për 25 për qind dhe grupet tjera për 5 për qind të vdekjeve civile. Në raport thuhet se në rastet e vrasjeve dhe të plagosjeve zakonisht është përdorur eksploziv artizanal për sulme vetëvrasëse.

Qyteti afgan Nangarhar me 544 civilë të vdekur dhe 940 të plagosur, është rajoni më i prekur nga lufta për këtë vit. Numri i të vdekurve dhe të plagosurve në Nangarhar, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur më shumë se dyfish.

Përveç Nangarharit, personat që jetojnë në Kabul, Helmand, Gazne dhe Faryab janë më shumë në rrezik në krahasim me personat që jetojnë në rajone tjera.

Kryetari i Komisionit të Afganistanit për të Drejtat e Njeriut, Sima Semer në muajin qershor ka njoftuar se në incidentet e dhunës në këtë shtet, gjatë 9 viteve të fundit kanë humbur jetën 23.130 civilë.

Lufta në Afganistan “është bllokuar

Mosarritja që strategjia e re për Afganistanit të pengojë avancimin e talebanëve dhe rritja e konkurrencës rajonale, detyroi administratën amerikane që të bëjë një ndryshim radikal në strategjinë për Afganistanit duke u ulur në tryezë me talebanët.

Në luftën e SHBA-ve të vazhduar që nga viti 2001, talebanët u forcuan. Forcat e sigurisë afgane, të cilët morën mbështetjen e SHBA-ve dhe të NATO-s, kanë pësuar humbje të rënda gjatë luftës. Ndërsa talebanët vazhdojnë të fitojnë terren në Afganistan.

Talebanët aktualisht kanë nën kontroll rreth 20 për qind të Afganistanit dhe në më shumë se 30 për qind të shtetit po mbisundon jostabiliteti. Administrata e Kabulit arrin të mbajë nën kontroll vetëm në 50 për qind të shtetit.

Lufta e SHBA-ve në Afganistan ka hyrë në një bllokim të madh për të dy palët.

Talebanët nuk po fitojnë

Presidenti i Afganistanit, Eshref Gani ka deklaruar se ka folur për humbjet në operacionet kundër talebanëve. Ai thotë se “Talebanët nuk janë në pozitën e fituesit”.

Gani ka njoftuar se në radhët e ushtrisë afgane kanë humbur jetën 28.529 ushtarëve gjatë përleshjeve me talebanët që nga viti 2015.

Derisa vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës 17 vjeçare në Afganistan, nënkryetari i Këshillit të Lartë për Paqe, Din Muhammed ka thënë se përfaqësuesi special i SHBA-ve për Afganistanin, Zalmay Halilzad ishte takuar për herë të dytë me përfaqësuesit e talebanëve, me ç’rast njoftoi se është arritur pajtueshmëri për tërheqjen e forcave të huaja në këtë shtet.

Gani filloi takimet me politikanët dhe liderët e partive me qëllim të përcaktimit të anëtarëve të komisionit për pajtim, i cili do të themelohet për nisjen e bisedimeve për paqe me talebanët.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın