Politikë

Sijarto në Podgoricë kërkesë Brukselit "të mos ndalojë në rrugën e zgjerimit të BE-së"

Kryediplomati hungarez realizoi bisedime me zyrtarë shtetërorë në Malin e Zi

Adel Omeragic  | 06.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Sijarto në Podgoricë kërkesë Brukselit "të mos ndalojë në rrugën e zgjerimit të BE-së" Foto: Qeveria e Malit të Zi

Podgoricë

Mali i Zi ka përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), theksoi ministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Sijarto, i cili i bëri thirrje Brukselit të mos qëndrojë në rrugën e zgjerimit të Unionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sijarto sot qëndron për vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku bisedoi me zyrtarë shtetërorë. Pas takimit me homologun e tij malazez, Gjorgje Radulloviç, ai vlerësoi se Mali i Zi dhe Serbia duhet të bëhen anëtare të plota të Bashkimit Evropian gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian.

Sijarto tha se gjithçka që po ndodh në Ballkanin Perëndimor ka ndikim edhe në Hungari, dhe kjo është arsyeja pse mënyra më e mirë është integrimi i këtij rajoni në BE.

"Është në kundërshtim me interesat tona ajo që po ndodh sot në Bruksel në aspektin e zgjerimit të BE-së. Në vitet e fundit, BE-ja ka humbur rëndësinë e saj ekonomike dhe politike", tha Sijarto.

Sipas tij, kundërpesha e vetme mund të jetë zgjerimi dhe pranimi i vendeve të reja.

"Kjo është arsyeja pse po kërkoj nga Brukseli të mos ndalet në rrugën e zgjerimit të BE-së dhe të mos shpikë arsye pse nuk mund të përparohet në procesin negociues", theksoi Sijarto.

Ai tha se Mali i Zi ka bërë përparim të madh në procesin e negociatave dhe se Hungaria i sheh marrëdhëniet me Malin e Zi si një partneritet strategjik.

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Radulloviç, vlerësoi se dialogu politik është çelësi për përmirësimin e marrëdhënieve në kohën aktuale. Siç tha ai, Hungaria vazhdimisht i ofron mbështetje të fortë eksperte Malit të Zi në procesin e integrimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın