Politikë

Shqipëri, protesë kundër “ndryshimeve ligjore për mediat”

Ndërsa brenda Parlamentit diskutohej për ndryshimet ligjore, pjesëmarrësit në protestë me pankarta në duar paraqitën kërkesat e tyre për refuzimin e projektligjit

Saimir Alija  | 18.12.2019 - Përdıtësım : 18.12.2019
Shqipëri, protesë kundër “ndryshimeve ligjore për mediat” ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë kanë zhvilluar një protestë para selisë së Parlamentit të Shqipërisë kundër ndryshimeve në ligjin për "mediat audiovizive në Shqipëri” dhe ndryshimeve në ligjin për "komunikimet elektronike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa brenda Parlamentit diskutohej për ndryshimet ligjore, pjesëmarrësit në protestë me pankarta në duar paraqitën kërkesat e tyre për refuzimin e projektligjit.

Sipas tyre nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale.

Ato gjithashtu nuk pranojnë që një institucion administrativ, si Autruteti i Mediave Audiovizive (AMA), nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi.

Gazetarët dhe aktivistët në protestë pretendojnë gjithashtu se paketa e njohur ndryshe si “paketa anti-shpifje” nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, “por është përpjekje për të kapur median online.”

Qëllimi ndryshimeve ligjore është krijimi i një kornize ligjore për rregullimin dhe disiplinimin e veprimtarisë së ofruesve të shërbimet të publikimeve elektronike (OSHPE), me qëllim garantimin e së drejtës së informimit, lirisë së shprehjes, mbrojtjes së dinjitetit dhe të drejtave të tjera themelore të njeriut, moslejimin e publikimeve që nxisin intolerancën, si dhe moslejimin e publikimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın