Politikë

Shqipëri, fillon sesioni i ri Kuvendit, Rama votohet si ministër i Jashtëm

Gjatë seancës parlamentare Kuvendi votoi edhe dekretin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për emërimin e kryeministrit, Edi Rama në postin e ministrit për Evropën edhe Punët e Jashtme të Shqipërisë

Saimir Alija  | 21.01.2019 - Përdıtësım : 22.01.2019
Shqipëri, fillon sesioni i ri Kuvendit, Rama votohet si ministër i Jashtëm ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Ka filluar punimet sesioni i katërt parlamentar i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë seancës parlamentare Kuvendi votoi edhe dekretin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për emërimin e kryeministrit Edi Rama në postin e ministrit për Evropën edhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, si dhe dekretin për shkarkimin nga ky post të ish-ministrit Ditmir Bushati.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, foli për arritjet e sesionit të kaluar si dhe për sfidat e reja të sesionit të ri parlamentar, duke theksuar se Parlamenti i ka të gjitha mundësitë që ky sesion të vuloset në kujtesën e shqiptarëve, si sesioni i çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian (BE).

“Do të dëshiroja që debati i munguar të kompensohet në këtë sesion. Prezenca e opozitës e bën sesionin parlamentar të vështirë, por njëherësh më produktiv, demokratik dhe njëherësh më të dobishëm. Dera e hapur në Evropë, zgjedhje vendore me standarde të larta në një demokraci funksionale, një sistem drejtësie profesional, i paanshëm e me integritet, do të mjaftonin për të na bërë krenar në mbyllje të sesionit që po nisim”, u shpreh Ruçi.

Sipas Ruçit, opozita do të bëhet në këtë sesioni një vlerë e shtuar në segmentin e fundit të rrugëtimit drejt hapjes së negociatave me BE-në.

Duke folur për reformën zgjedhore, Ruçi tha se ajo vazhdon të mbetet në krye të axhendës paraletrare edhe gjatë këtij sesioni, si dhe ai i ftoi deputetët të miratojnë sa më shpejt ndryshimet në kodin zgjedhor.

“Forcimi i kontrollit parlamentar ndaj qeverisë dhe institucioneve, si një objektiv konstant i yni, do të kontribuojë në realizimin e prioriteteve. Plotësimi i sfidave të rëndësishme që na presin nuk toleron asnjë vonesë, shmangje apo mosplotësim të detyrimeve tona kushtetuese, parlamentare e kombëtare. Këtyre sfidave t’u paraprijmë me vizionin, t’u shërbejmë me ambicie dhe për realizimin e tyre të çlirojmë të gjitha energjitë tona”, theksoi kryeparlamentari i Shqipërisë.

Të pranishëm në hapje të seancës ishin edhe deputetët e opozitës, të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilët pas fjalimit të kryeparlamentarit Ruçi u larguan nga seanca.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë më 16 janar mbajti edhe një seancë të jashtëzakonshme, ku u miratuan dekretet e presidentit të vendit, Ilir Meta, për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın