Politikë

Shefja e KE-së, Von der Leyen: Territori dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen

"Çështjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me BE-në kërkojnë përfshirje të plotë, vendim nga blloku", thotë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

İlayda Çakırtekin  | 24.11.2025 - Përdıtësım : 24.11.2025
Shefja e KE-së, Von der Leyen: Territori dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen

Istanbul

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Ukraina duhet të marrë vendimet e veta lidhur me forcat e saj të armatosura dhe bëri thirrje për respektimin e sovranitetit të këtij vendi, raporton Anadolu.

"Territori dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen. Vetëm Ukraina, si një vend sovran, mund të marrë vendime lidhur me forcat e saj të armatosura. Zgjedhja e fatit të tyre është në duart e tyre", tha Von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për mediat me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Pas takimit joformal në Luanda me udhëheqësit evropianë për të diskutuar mbi Ukrainën dhe propozimin e paqes të shpallur së fundmi nga SHBA-ja, ajo riafirmoi se ekziston "bazë e fortë" për të ecur përpara.

"Ne duhet të mbetemi të bashkuar dhe të vazhdojmë ta vendosim interesin më të mirë të Ukrainës në qendër të përpjekjeve tona. Kjo ka të bëjë me sigurinë e të gjithë kontinentit tonë tani dhe në të ardhmen", tha Von der Leyen.

Ajo theksoi se ata do të angazhohen më tej të martën me partnerë nga Koalicioni i të Vullnetshmëve.

"Është e qartë se çështjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me BE-në siç janë zgjerimi i sanksioneve ose asetet e bllokuara, kërkojnë përfshirjen dhe vendimmarrjen e plotë nga BE-ja si një bashkim", tha Costa.

Ai potencoi një drejtim "pozitiv" lidhur me diskutimet dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur procesin në koordinim të ngushtë me Ukrainën, SHBA-në dhe NATO-n. Zyrtarë të lartë amerikanë, ukrainas dhe evropianë u takuan të dielën në Gjenevë për të diskutuar propozimin 28 pikësh që synon avancimin e përpjekjeve për paqe në Ukrainë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari i presidentit Trump, Steve Witkoff, kryesuan delegacionin e SHBA-së ndërsa shefi i stafit presidencial, Andriy Yermak, përfaqësoi Ukrainën. Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania zhvilluan bisedime të ndara në Gjenevë.

Propozimi prej 28 pikësh thuhet se kërkonte që Ukraina t'i dorëzojë territor shtesë Rusisë, të kufizonte madhësinë e ushtrisë së saj dhe të hiqte dorë zyrtarisht nga përpjekja e saj për t'u bashkuar me NATO-n.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın