Politikë

Shefi i OKB-së dënon vrasjen e qytetarit palestinezo-amerikan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

Guterres i bëri thirrje Izraelit “të marrë masa konkrete për të ndaluar dhe parandaluar çdo akt dhune nga kolonët izraelitë kundër popullsisë palestineze”

Diyar Güldoğan  | 20.02.2026 - Përdıtësım : 20.02.2026
Shefi i OKB-së dënon vrasjen e qytetarit palestinezo-amerikan nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor

Washington

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi vrasjen e një 19-vjeçari palestinezo-amerikan në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha zëdhënësi i tij, raporton Anadolu.

Guterres kërkoi hetim “të shpejtë, të plotë dhe transparent” mbi rrethanat e incidentit dhe që autorët të mbahen përgjegjës, tha Stephane Dujarric në një konferencë për shtyp.

Komentet e tij erdhën një ditë pas sulmit ndaj Nasrallah Abu Siyam, i cili u qëllua dhe u rrah nga kolonët izraelitë në fshatin Mukhmas në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Guterres i bëri thirrje Izraelit “të marrë masa konkrete për të ndaluar dhe parandaluar çdo akt dhune nga kolonët izraelitë kundër popullsisë palestineze” në përputhje me “detyrimet e tij si pushtues”, shtoi Dujarric.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.