Shefi i NATO-s bën thirrje për zgjatjen e pauzës humanitare midis Hamasit dhe Izraelit
"Unë bëj thirrje për një zgjatje të pauzës. Kjo do të mundësonte lehtësimin shumë të nevojshëm për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve", tha Jens Stoltenberg

Ankara
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bëri thirrje për një zgjatje të pauzës humanitare midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, tani në periudhën e katërt dhe të fundit 24-orëshe, raporton Anadolu.
"E përshëndes faktin që marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit ka çuar në lirimin e pengjeve dhe dërgimin e më shumë ndihmave humanitare", tha shefi i NATO-s në një konferencë shtypi në Bruksel.
"Unë bëj thirrje për një zgjatje të pauzës. Kjo do të mundësonte lehtësimin shumë të nevojshëm për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve", shtoi ai.
Stoltenberg theksoi se "vuajtjet që kemi parë nënvizojnë nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme politike".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.