Politikë

Shefi i inteligjencës çeke: Situata e sigurisë në Evropë, më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore

"Ne nuk mund ta nënvlerësojmë rrezikun, megjithëse nuk kemi ndonjë informacion konkret për një kërcënim të drejtpërdrejtë të sigurisë ndaj Republikës Çeke", ka thënë Michal Koudelka

Ahmet Gençtürk  | 27.03.2024 - Përdıtësım : 27.03.2024
Shefi i inteligjencës çeke: Situata e sigurisë në Evropë, më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore

Athinë

Situata aktuale në kontinentin evropian është më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore, ka thënë shefi i inteligjencës çeke, transmeton Anadolu

Ekspansionizmi rus dhe kthimi i mundshëm i grupeve terroriste ekstremiste si DEASH në Evropë janë kërcënime të mëdha për demokracitë evropiane, i ka thënë presidentit Petr Pavel kreu i Shërbimit të Informacionit të Sigurisë të Republikës Çeke, Michal Koudelka, në një takim, sipas transmetuesit publik Radio Prague International.

"Ne nuk mund ta nënvlerësojmë rrezikun, megjithëse nuk kemi ndonjë informacion konkret për një kërcënim të drejtpërdrejtë të sigurisë ndaj Republikës Çeke", ka thënë ai.

Pavel, nga ana e tij, thuhet se ka pohuar se situata e sigurisë ka të ngjarë të bëhet edhe më e ndërlikuar në muajt në vijim.

Niveli i sigurisë raportohet se është rritur në Francë dhe vende të tjera evropiane pas sulmit terrorist të javës së kaluar në Moskë, për të cilin DEASH-i mori përgjegjësinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın