Politikë

Shefi amerikan i kundërterrorizmit jep dorëheqje për shkak të kundërshtimit ndaj luftës me Iranin

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërterrorizmit të SHBA-së, Joseph Kent, argumentoi se Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në dhe pretendoi se konflikti ishte nisur nën presion të jashtëm

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 17.03.2026 - Përdıtësım : 17.03.2026
Shefi amerikan i kundërterrorizmit jep dorëheqje për shkak të kundërshtimit ndaj luftës me Iranin

Hamilton

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kundërterrorizmit të SHBA-së, Joseph Kent, ka dhënë dorëheqje, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj luftës së vazhdueshme amerikane në Iran, transmeton Anadolu.

“Nuk mundem, me ndërgjegje të pastër, ta mbështes luftën e vazhdueshme në Iran”, shkroi Kent në një letër të shpërndarë në rrjetin social amerikan X.

Ai argumentoi se Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në dhe pretendoi se konflikti ishte nisur nën presion të jashtëm.

Kent, një veteran që tha se është dislokuar 11 herë në zona lufte, përmendi gjithashtu një humbje personale, duke e përshkruar veten si “bashkëshort i një heroi të rënë”, pasi bashkëshortja e tij u vra në një luftë të mëparshme.

“Nuk mund të mbështes dërgimin e brezit të ardhshëm për të luftuar dhe vdekur në një luftë që nuk i shërben interesit të popullit amerikan dhe nuk justifikon koston e jetëve amerikane”, shkroi ai.

Ai gjithashtu kritikoi zyrtarë izraelitë dhe disa figura të mediave amerikane, duke i akuzuar se kanë mashtruar administratën dhe duke bërë paralele me luftën në Irak.

“E njëjta taktikë që izraelitët përdorën për të na tërhequr në luftën katastrofike në Irak, që i kushtoi vendit tonë jetën e mijëra burrave dhe grave më të mirë. Nuk mund ta bëjmë këtë gabim përsëri”, shtoi ai.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë presidentit amerikan, Donald Trump, Kent i bëri thirrje të ndryshojë kursin.

“Ju mund të ndryshoni drejtim dhe të përcaktoni një rrugë të re për vendin tonë, ose mund të lejoni që të rrëshqasim më tej drejt rënies dhe kaosit”, tha ai, duke shtuar se” ju i keni kartat në dorë”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.