SHBA-ja do të vendosë tarifë prej 50 për qind për avionët kanadezë
Presidenti amerikan Trump tha se SHBA-ja do të lëviz për të certifikuar avionët e prodhuar në Kanada dhe për të vendosur tarifa të larta
Washington
Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se SHBA-ja do të lëviz për të certifikuar avionët e prodhuar në Kanada dhe për të vendosur tarifa të larta nëse Otava nuk e anulon atë që ai e quajti refuzim të padrejtë për të certifikuar disa modele të prodhuara nga prodhuesi amerikan i avionëve "Gulfstream", transmeton Anadolu.
Në një postim në platformën e tij sociale "Truth Social", Trumpi akuzoi Kanadanë për bllokim "të gabuar" dhe "të paligjshëm" të certifikimit të avionëve 500, 600, 700 dhe 800 të "Gulfstream", të cilët ai i përshkroi si ndër avionët më të përparuar teknologjikisht në botë.
Ai tha se përgjigjja e SHBA-së do të përfshinte certifikimin e avionëve "Bombardier Global Express" dhe potencialisht të gjithë avionëve të prodhuar në Kanada.
"Kanadaja po ndalon në mënyrë efektive shitjen e produkteve 'Gulfstream' në Kanada përmes këtij procesi të njëjtë certifikimi", tha Trumpi duke shtuar se Washingtoni do të veprojë derisa "Gulfstream" të certifikohet plotësisht, siç duhej të kishte qenë shumë vite më parë.
Ai paralajmëroi se nëse çështja nuk "korrigjohet menjëherë", administrata e tij do të vendosë tarifë prej 50 për qind për të gjithë avionët e shitur nga Kanadaja në SHBA.
Komentet e Trumpit shënojnë përshkallëzim të tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe Kanadasë.
Zyrtarët kanadezë nuk iu përgjigjën menjëherë vërejtjeve të Trumpit dhe nuk është e qartë nëse rregullatorët amerikanë kishin ndërmarrë hapa zyrtarë për të certifikuar avionët kanadezë.
