Politikë

SHBA-ja dhe Serbia diskutojnë për uljen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj një marrëdhënieje të ndërsjellë përfituese me Serbinë, që u shërben qytetarëve dhe interesave tona”, tha Departamenti i Shtetit pas një telefonate Rubio-Gjuriq.

Rabia İclal Turan  | 06.08.2025 - Përdıtësım : 06.08.2025
SHBA-ja dhe Serbia diskutojnë për uljen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor

Washington DC

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, kanë diskutuar rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, tha Departamenti i Shtetit, transmeton Anadolu.

Dy zyrtarët kanë folur gjithashtu për mënyrat e avancimit të stabilitetit rajonal dhe krijimin e kushteve për rritje ekonomike dhe prosperitet.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj një marrëdhënieje të ndërsjellë përfituese me Serbinë, që u shërben qytetarëve dhe interesave tona”, thuhet në deklaratën e Departamentit.

Ata kanë rënë dakord që gjatë këtij viti të mbajnë një dialog strategjik dypalësh, për të “thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë”.

Këto bisedime vijnë në një moment tensioni të ri, pasi Serbia pezulloi procesin e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Kosovën, pas arrestimit të një zyrtari serb. Kosova e akuzon zyrtarin për nxitje të urrejtjes etnike, ndërsa Serbia e ka cilësuar arrestimin si represiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın