Politikë

SHBA humb rreth një duzinë dronësh Reaper mbi Iran teksa fushata ajrore intensifikohet

Zyrtarët ushtarakë amerikanë tha se këto humbje nuk e kanë ngadalësuar Washingtonin, duke shtuar se SHBA-ja po fluturon më shumë se 10 dronë Reaper mbi Iran në çdo moment

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı  | 17.03.2026 - Përdıtësım : 17.03.2026
SHBA humb rreth një duzinë dronësh Reaper mbi Iran teksa fushata ajrore intensifikohet Foto: Arkiv / AA

Hamilton

SHBA-ja ka humbur rreth një duzinë dronësh MQ-9 Reaper gjatë fushatës së tyre ajrore kundër Iranit, me avionët pa pilot të rrëzuar nga sulme raketore iraniane ose të shkatërruar “gabimisht” nga një aleat i Gjirit, transmeton Anadolu.

Një raport i Wall Street Journal (WSJ), duke cituar zyrtarë ushtarakë amerikanë, tha se këto humbje nuk e kanë ngadalësuar Washingtonin, duke shtuar se SHBA-ja po fluturon më shumë se 10 dronë Reaper mbi Iran në çdo moment, duke shënjestruar sistemet raketore të Teheranit dhe kapacitete të tjera ushtarake.

Dronët iu bashkuan fushatës dy javë më parë, kur presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi sulme ndaj objekteve ushtarake iraniane. Që atëherë, ata kanë goditur qindra objektiva në të gjithë vendin, theksohet në raport.

Reaper mund të qëndrojë në ajër deri në 20 orë, duke i mundësuar të ndjekë dhe të godasë lëshues raketash që lëvizin.

Kur një dron dëmtohet rëndë, operatorët e shkatërrojnë qëllimisht për të mos lejuar që teknologjia e ndjeshme të bjerë në duart e Iranit, u thanë zyrtarët ËSJ-së.

Përshkallëzimi rajonal është intensifikuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri tani më shumë se 1.300 persona, përfshirë liderin suprem të atëhershëm, Ayatollah Ali Khamenei.

Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, për të cilat thotë se po synojnë “asetet ushtarake amerikane”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın