Politikë

Rusia përshëndet vendimin e SHBA-së për zgjatjen e paktit të kontrollit të armëve bërthamore

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska ndan të njëjtin qëndrim për Marrëveshjen e Re të Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike (START), por shtoi se pret të shohë "detajet e këtij propozimi"

Rabia İclal Turan  | 22.01.2021 - Përdıtësım : 22.01.2021
Rusia përshëndet vendimin e SHBA-së për zgjatjen e paktit të kontrollit të armëve bërthamore

Ankara

Rusia ka përshëndetur njoftimin e SHBA-së se dëshiron zgjatjen e paktit të fundit të kontrollit të armëve bërthamore midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska ndan të njëjtin qëndrim për Marrëveshjen e Re të Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike (START), por shtoi se pret të shohë "detajet e këtij propozimi".

"Ne vetëm mund të përshëndesim vullnetin politik për të zgjatur këtë dokument, por gjithçka do të varet nga detajet e këtij propozimi, i cili ende është për t'u shqyrtuar", tha Peskov.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka theksuar se Washingtoni dëshiron një zgjatje pesëvjeçare të traktatit, afati i të cilit mbaron më 5 shkurt.

"Kjo zgjatje ka edhe më shumë kuptim kur marrëdhënia me Rusinë është kontradiktore, siç është në këtë kohë", tha Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Traktati i ri START, i nënshkruar në vitin 2010 nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, kufizon numrin e armëve bërthamore jo të pozicionuara nga të dyja vendet deri në 1.550.

Traktati po ashtu kufizon numrin e raketave balistike ndërkontinentale, raketave balistike të nëndetëseve dhe bombarduesve të pajisur për armë bërthamore deri në 700, si dhe përfshin inspektime për të verifikuar pajtueshmërinë me marrëveshjen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.