Rusia pretendon se një cisternë LNG u sulmua pranë ujërave territoriale të Maltës
Moska fajëson anijet ukrainase pa pilot për sulmin në brigjet e Libisë. Kievi nuk ka komentuar
Stamboll
Një tanker rus me gaz natyror të lëngshëm u sulmua pranë ujërave territoriale të Maltës, tha sot Ministria e Transportit të Rusisë, duke fajësuar dronët ukrainas për sulmin, transmeton Anadolu.
Ministria tha se tankeri "Artic Metagas" u shënjestrua të martën në brigjet e Libisë.
Sipas deklaratës, anija ishte në rrugë nga porti veriperëndimor rus i Murmanskut dhe mbante ngarkesë "të pastruar në përputhje me të gjitha rregulloret ndërkombëtare".
"Ne e klasifikojmë këtë incident si një akt terrorizmi ndërkombëtar dhe piraterie detare, një shkelje e rëndë e normave themelore të ligjit ndërkombëtar detar", tha ministria.
Thuhet se akte të tilla, të cilat dyshohet se janë kryer me "miratimin e autoriteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian", nuk duhet të kalojnë pa u vënë re nga bashkësia ndërkombëtare.
Ukraina nuk ka komentuar mbi pretendimet e Rusisë.
