Politikë

Putin zhvillon bisedë telefonike me Trumpin: Sulmi ukrainas ndaj rezidencës presidenciale nuk do të mbetet pa përgjigje

Ushakov tha se pala ruse theksoi se veprime të tilla “nuk do të mbeten pa përgjigje” dhe se Rusia synon të vazhdojë të punojë ngushtë dhe në mënyrë produktive me palën amerikane për të gjetur mënyra për arritjen e një zgjidhjeje në Ukrainë

Burç Eruygur  | 29.12.2025 - Përdıtësım : 29.12.2025
Putin zhvillon bisedë telefonike me Trumpin: Sulmi ukrainas ndaj rezidencës presidenciale nuk do të mbetet pa përgjigje

Stamboll

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, është shprehur se sulmi me dronë i Ukrainës ndaj rezidencës presidenciale në rajonin veriperëndimor rus të Novgorod “nuk do të mbetet pa përgjigje”, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët, ndihmësi presidencial rus, Yuri Ushakov, tha se Putin dhe Trump zhvilluan një tjetër bisedë telefonike, gjatë së cilës Trump e informoi homologun e tij për takimin e djeshëm në Florida me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ndërsa Putin theksoi ndaj pretendimeve të Moskës për një sulm ukrainas me dronë ndaj rezidencës së tij në rajonin Novgorod.

Ushakov tha se pala ruse theksoi se veprime të tilla “nuk do të mbeten pa përgjigje” dhe se Rusia synon të vazhdojë të punojë ngushtë dhe në mënyrë produktive me palën amerikane për të gjetur mënyra për arritjen e një zgjidhjeje në Ukrainë.

“Por, natyrisht, qëndrimi i Rusisë do të rishikohet për një sërë marrëveshjesh të arritura në fazën e mëparshme dhe për zgjidhjet emergjente. Kjo u tha shumë qartë”, tha Ushakov.

Ai pretendoi se sulmi ndodhi “praktikisht menjëherë” pas bisedimeve mes Trumpit dhe Zelenskyyt në SHBA dhe se presidenti amerikan ishte “i tronditur, i indinjuar” nga kjo çështje.

Më tej, ai tha se të dy presidentët ranë dakord të vazhdojnë dialogun.

Më herët, ministri rus i Punëve të Jashtem, Sergey Lavrov, pretendoi se Ukraina kishte kryer një sulm me dronë ndaj rezidencës së Putinit në rajonin veriperëndimor Novgorod duke përdorur 91 dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi.

Lavrov tha se Moska do të rishikojë pozicionin e saj negociues në kuadër të bisedimeve të vazhdueshme për paqe në Ukrainë për shkak të sulmit.

“Nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga procesi negociues me SHBA-në”, tha Lavrov.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i mohoi menjëherë pretendimet e Lavrovit në platformën sociale të kompanisë amerikane X, duke argumentuar se akuzat synojnë të “minojnë të gjitha arritjet e përpjekjeve tona të përbashkëta diplomatike me ekipin e presidentit Trump”.

Ai tha se pretendimet e Moskës synojnë të “justifikojnë sulme shtesë kundër Ukrainës, përfshirë Kievin, si dhe refuzimin e vetë Rusisë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.