Putin: Irani nuk kërkon mbështetje ushtarake ruse
- “Edhe kur ofruam të zhvillojmë së bashku sisteme të mbrojtjes ajrore në të kaluarën, pati pak interes nga pala iraniane”, shtoi ai

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Irani nuk po kërkon mbështetje ushtarake nga Moska, pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve me Izraelin, duke minimizuar mundësinë e një aleance ushtarake midis dy vendeve, raporton Anadolu.
“Irani nuk po na kërkon asnjë ndihmë ushtarake”, tha Putin gjatë një takimi me drejtuesit e agjencive ndërkombëtare të lajmeve në Shën Petersburg.
“Edhe kur ofruam të zhvillojmë së bashku sisteme të mbrojtjes ajrore në të kaluarën, pati pak interes nga pala iraniane”, shtoi ai.
Putin gjithashtu tha se kërkimi i mënyrave për t’i dhënë fund armiqësive të vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit është e “duhura për të gjithë”.
“Do të ishte e duhur që të gjithë të kërkonin mënyra për të ndaluar armiqësitë dhe të gjejnë mënyra që të gjitha palët në këtë konflikt të arrinin një marrëveshje me njëra-tjetrën në mënyrë që të sigurohen si interesat e Iranit nga njëra anë në aktivitetin e tij bërthamor, ashtu edhe për të siguruar interesat e Izrelit, nga pikëpamja e sigurisë së pakushtëzuar të shtetit hebre”, tha ai.
Putin tha se ekzistojnë mundësi për të siguruar interesat e Iranit dhe për të lehtësuar shqetësimet nga ana izraelite dhe se këto iu paraqitën partnerëve.
Më tej, ai tha se Rusia dhe Irani nënshkruan një kontratë për ndërtimin e dy njësive të tjera në Centralin Bërthamor të Bushehrit.
“Puna është duke u zhvilluar, specialistët tanë janë në vendngjarje, mbi 200 persona. Ne jemi dakorduar me udhëheqjen izraelite që siguria e tyre do të garantohet”, shtoi ai.
Presidenti rus gjithashtu tha se "as që dëshiron të diskutojë mundësinë e eliminimit nga Izraeli të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.