Protestë në mbështetje të Palestinës para Këshillit të BE-së në Bruksel
- Protesta synon të tërheq vëmendjen ndaj situatës në Gaza dhe t'u bënte thirrje vendeve anëtare të BE-së të ndërmarrin veprime kundër operacioneve ushtarake të Izraelit
Shkup
SHKUP (AA) - Demonstruesit pro-Palestinës u mblodhën sot para ndërtesës së Këshillit Evropian përpara takimit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, raporton Anadolu
Protesta synon të tërheq vëmendjen ndaj situatës në Gaza dhe t'u bënte thirrje vendeve anëtare të BE-së të ndërmarrin veprime kundër operacioneve ushtarake të Izraelit.
Një grup tjetër demonstruesish organizoi një protestë pranë selisë së NATO-s. Sipas njoftimeve lokale, disa pjesëmarrës nga ky grup u ndaluan nga policia gjatë demonstratës.
Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndjekur një ofensivë brutale kundër Gazës që nga tetori 2023, duke vrarë gati 56.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
