
Istanbul
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Stamboll kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili po qëndron për një vizitë pune në Turqi, raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan mirëpriti kryeministrin Pashinyan me një ceremoni zyrtare në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.
Pas ceremonisë, Erdoğan dhe Pashinyan e njoftuan njëri-tjetrin me delegacionet e tyre dhe u nisën për në takim.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij armen, Ararat Mirzoyan, gjithashtu ishin të pranishëm në ceremoninë e pritjes.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.