Stamboll
Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa u takua sot në Pallatin e Popullit në Damask me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe delegacionin e tyre shoqërues, raportoi agjencia e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.
Në takimin me udhëheqësit e BE-së, Al-Sharaa deklaroi se mbrojtja e civilëve dhe sigurimi i kthimit të jetës normale mbeten përparësi kryesore, duke theksuar rolin sovran të shtetit në mbrojtjen e të gjithë komponentëve të shoqërisë siriane, përfshirë "komunitetin kurd".
Takimi vjen ndërsa autoritetet në Halep njoftuan se elementët e grupit terrorist YPG/SDF të rrethuar në qytet do të transferohen brenda disa orësh në zonat në lindje të Eufratit.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot në mëngjes një armëpushim të përkohshëm pas përleshjeve prej disa ditësh në lagjet Sheikh Maqsoud dhe Ashrafieh që çuan në viktima dhe detyruan mijëra civilë të largohen.
