Politikë

Presidenti palestinez Abbas zhvillon diplomaci ndërkombëtare intensive për zgjedhjet

Presidenti palestinez, Abbas tha se ka qenë në bisedime intensive me qëllim për të bërë presion mbi Izraelin për të mbajtur zgjedhje në të gjitha territoret palestineze, përfshirë Kudsin e okupuar

Qais Omar Darwesh Omar, Hamdi Yıldız  | 20.04.2021 - Përdıtësım : 20.04.2021
Presidenti palestinez Abbas zhvillon diplomaci ndërkombëtare intensive për zgjedhjet

Ramallah

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas deklaroi se ka qenë në bisedime intensive me qëllim për të bërë presion mbi Izraelin për të mbajtur zgjedhje në të gjitha territoret palestineze, përfshirë Kudsin e okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e Komitetit Qendror të mbajtur në Qendrën Presidenciale në Ramallah, Abbas tha se ka zhvilluar bisedime me shumë vende, veçanërisht me OKB-në, Bashkimin Evropian dhe SHBA-në.

Duke kujtuar se ende nuk ka asnjë përgjigje nga Izraeli në lidhje me zgjedhjet e planifikuara të mbahen edhe në Kuds, Abbas theksoi se po punojnë për realizimin e zgjedhjeve në kohën e caktuar.

Palestina do të mbajë zgjedhje për herë të parë pas 15 vitesh

Për herë të parë në 15 vjet, presidenti palestinez Abbas nënshkroi dekretin që përcakton mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 22 maj, presidenciale më 31 korrik dhe për Këshillin Kombëtar Palestinez më 31 gusht.

Kushtetuta palestineze parashikon zgjedhje të përgjithshme çdo 4 vjet. Zgjedhjet e përgjithshme nuk janë mbajtur për vite për shkak të copëzimit që ka ndodhur që nga viti 2006 në vend nën okupimin dhe bllokadën izraelite.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın