Presidenti i Azerbajxhanit vlerëson unitetin dhe vëllazërinë me Turqinë
- "Azerbajxhani ka qenë gjithmonë në krah të Turqisë dhe Turqia ka qenë gjithmonë në krah të Azerbajxhanit. Sot, pjesëmarrja ime me vëllain tim në hapjen e lagjes 'Azerbajxhan' është një provë e mëtejshme e unitetit dhe miqësisë sonë”, tha Aliyev

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka vlerësuar unitetin dhe vëllazërinë me Turqinë në një ceremoni të dorëzimit të shtëpive pas tërmetit në provincën turke Kahramanmaraş, raporton Anadolu.
“Unë shpreh respektin dhe dashurinë e popullit azerbajxhanas për të gjithë njerëzit që jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti. Ju e dini dhe duhet ta dini se keni 10 milionë vëllezër dhe motra në Azerbajxhan. Azerbajxhanasit gjithashtu e dinë se ne kemi më shumë se 80 milionë vëllezër dhe motra në Turqi. Të jetojë Turqia. Të jetojë uniteti dhe vëllezëria Turqi-Azerbajxhan”, tha Aloyev në ceremoni së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Duke u shprehur se populli azerbajxhanas i trajtoi tërmetet që goditën Turqinë jugore në muajin shkurt të vitit 2023 si një fatkeqësi të tyre, Aliyev tha se “dhjetëra mijëra” azerbajxhanasë filluan të përmbushin “detyrën e tyre vëllazërore” duke ofruar ndihmë humanitare.
Aliyev theksoi se i njëjti numër njerëzish u pajisën me apartamente të reja në një periudhë të shkurtër kohore pas tërmeteve, një dëshmi e "angazhimit, dashurisë dhe vendosmërisë së fortë të Erdoğanit ndaj popullit të tij".
"Në të njëjtën kohë, kjo gjithashtu është dëshmi e një Turqie të fortë, sepse vetëm një shtet i fortë mund të kryejë një rindërtim dhe ndërtim kaq të gjerë në një kohë të shkurtër", tha Aliyev, duke shtuar se më shumë se 1 mijë personel azerbajxhanasë u dërguan menjëherë në rajon në atë kohë.
Ai njoftoi se deri në 53 persona u shpëtuan nga rrënojat nga personeli azerbajxhanas, ndërsa 3.200 personave të tjerë iu ofrua ndihmë mjekësore nga mjekët azerbajxhanasë në dy spitalet fushore të ngritura.
"Azerbajxhani ka qenë gjithmonë në krah të Turqisë dhe Turqia ka qenë gjithmonë në krah të Azerbajxhanit. Sot, pjesëmarrja ime së bashku me vëllain tim të dashur në hapjen e lagjes 'Azerbajxhan' është një provë e mëtejshme e unitetit dhe miqësisë sonë", tha Aliyev, duke e përshkruar krijimin e lagjes si një "ngjarje të jashtëzakonshme".
Ai tha se vëllazëria dhe uniteti midis dy vendeve është një faktor i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe në shkallë globale, duke kujtuar se Deklarata e Shusha-s zyrtarisht i ngriti marrëdhëniet Turqi-Azerbajxhan në nivelin e një aleance.
Ai kujtoi mbështetjen e Turqisë për Azerbajxhanin në çështjen e Karabakut që nga ditët e para të konfliktit 44-ditor me Armeninë në vjeshtën e vitit 2020, duke theksuar se solidariteti turk "na dha forcë shtesë".
"Populli i Kahramanmaraş-it tregoi vendosmëri të madhe përballë një tërmeti të tmerrshëm. Ata nuk u thyen dhe nuk u përkulën. Ata e dinin dhe besonin se pas tyre qëndronte një lider i fuqishëm, Recep Tayyip Erdoğan. Pas tyre qëndron një Turqi e fuqishme", shtoi ai.
Më 6 shkurt të vitit 2023, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, respektivisht provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi u prekën nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.
Shtëpitë pas tërmetit për të cilat u mbajt ceremonia e dorëzimit, u ndërtuan nga qeveria e Azerbajxhanit dhe Administrata e Zhvillimit të Strehimit të Turqisë (TOKI) në lagjen Azerbajxhan në Kahramanmaraş.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.