Politikë

Presidenti gjerman: Paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme është e mundur përmes zgjidhjes me dy shtete

Duke e përshkruar vizitën e tij në Türkiye si konstruktive, Steinmeier tha se “çdo minutë e vizitës sime në Türkiye ishte e vlefshme”

Esra Tekin  | 26.04.2024 - Përdıtësım : 28.04.2024
Presidenti gjerman: Paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme është e mundur përmes zgjidhjes me dy shtete

Istanbul

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se vendi i tij pajtohet me Türkiyen se një zgjidhje me dy shtete është e nevojshme për arritjen e paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu.

“Megjithatë, ne pajtohemi me Türkiyen se paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme do të jetë e mundur përmes një zgjidhjeje me dy shtete”, tha presidenti Steinmeier.

Duke e përshkruar vizitën e tij në Türkiye si konstruktive, Steinmeier tha se “çdo minutë e vizitës sime në Türkiye ishte e vlefshme”.

“Për mua, ardhja në Türkiye me rastin e 100-vjetorit të fillimit të marrëdhënieve tona diplomatike ishte shumë domethënëse”, shtoi ai.

Duke theksuar se të dy vendet janë aleatë të NATO-s dhe anëtarë të G20-tës, Steinmeier tha se “Si Türkiye dhe Gjermani, jemi të domosdoshëm për njëri-tjetrin. Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin”.

- Gjermania do të kujtojë viktimat e tërmetit në Türkiye

Steinmeier tha se ai mori pjesë në festimet e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditës së Fëmijëve më 23 prill në provincën juglindore turke Gaziantep.

Presidenti gjerman tha se vizita e tij në qytetin e kontejnerëve të ngritur për viktimat e tërmetit në rrethin Nurdağı la një përshtypje të qëndrueshme tek ai.

"Vizita e rajonit një vit pas tërmetit ishte domethënëse për mua. Është inkurajuese të shoh strehimoret që përgatiten shpejt për të mbijetuarit dhe aranzhimet e bëra që fëmijët të shkojnë në shkolla", tha ai.

Duke shprehur admirim për përpjekjet e rindërtimit në rajon, Steinmeier tha se "Si Gjermani, ne nuk do t'i harrojmë viktimat e tërmetit dhe do të vazhdojmë t'i mbështesim ata".

Steinmeier tha se po bëhen përpjekje për të rritur numrin e personelit të konsullatës në Türkiye dhe për të përshpejtuar procedurat e vizave për qytetarët turq.

Ai gjithashtu tha se ai pret që presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, të marrë pjesë në Euro2024, që do të mbahet në Gjermani dhe ku do të garojë edhe kombëtarja turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.