Politikë

Presidenti Erdogan dhe kryeministrja italiane diskutuan për çështjet rajonale dhe globale

Presidenti Erdogan i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të punojë së bashku për të forcuar diplomacinë

Esra Tekin  | 06.03.2026 - Përdıtësım : 06.03.2026
Presidenti Erdogan dhe kryeministrja italiane diskutuan për çështjet rajonale dhe globale

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, biseduan sot në telefon për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale përballë konflikteve aktuale në rajon, njoftoi Drejtoria e Komunikimit në një deklaratë, transmeton Anadolu.

Duke vënë në dukje se Ankaraja ndjek "nga afër" zhvillimet në Iran dhe efektet e saj në rajon, Erdogan i tha Melonit se po i këshillojnë palët të përmbahen nga hapat që mund të rrisin paqëndrueshmërinë.

Erdogan i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të punojë së bashku për këtë qëllim, duke paralajmëruar se konfliktet mund të rrezikojnë edhe sigurinë globale.

"Konfliktet në rajon dhe në botë nënvizojnë edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes midis vendeve aleate", tha udhëheqësi turk.

Erdogan gjithashtu theksoi se Ankaraja po bën përpjekje për të avancuar bashkëpunimin me Romën në çdo fushë, veçanërisht në tregti.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.