Politikë

Polonia heton sabotim të mundshëm rus pas zjarreve të fundit

- "Që nga janari i vitit 2024, kemi parë disa tentativa sabotimi. Çdo incident i rëndësishëm, zjarr ose tentativë për zjarrvënie po vlerësohet si një akt i mundshëm sabotimi", tha Siemoniak

İlayda Çakırtekin  | 16.07.2025 - Përdıtësım : 16.07.2025
Polonia heton sabotim të mundshëm rus pas zjarreve të fundit

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Ministri polak i Punëve të Brendshme, Tomasz Siemoniak, ka deklaruar se qeveria e vendit të tij po e trajton çdo incident të madh, zjarr ose tentativë për zjarrvënie si një akt të mundshëm sabotimi, mes dyshimeve në rritje për përfshirjen e Rusisë, transmeton Anadolu.

"Që nga janari i vitit 2024, kemi parë disa tentativa sabotimi. Çdo incident i rëndësishëm, zjarr ose tentativë për zjarrvënie po vlerësohet si një akt i mundshëm sabotimi", tha Siemoniak në një konferencë për media.

Agjencia shtetërore e lajmeve 'TVP World', edhe pse ende nuk janë gjetur lidhje të drejtpërdrejta midis zjarreve dhe Rusisë, thuhet se ka një dyshim në rritje për përfshirjen e Moskës në incidente të tilla.

Gjatë dy javëve të fundit, Polonia ka parë tre zjarre të mëdha, duke përfshirë incidente në një depo, një sallë prodhimi dhe një kompleks banesash.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.